Një i burgosur me origjinë shqiptare, i cili po vuante dënimin në burgun e Domokos në Greqi, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një të burgosuri tjetër me origjinë pakistaneze në Qendrën e Paraburgimit të Burgut të Hanias.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 20 korrik 2019, kur një grup të burgosurish, ku përfshihej edhe shqiptari, u përleshën me një grup shtetasish pakistanezë. Si pasojë e konfliktit, tre persona mbetën të plagosur, ndërsa njëri prej tyre u godit me thikë të improvizuar dhe mori plagë të rënda.
Sipas pamjeve filmike të administruara si provë në gjykatë, viktima është goditur nga i pandehuri shqiptar. I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin e Hanias, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por ndërroi jetë në Njësinë e Kujdesit Intensiv.
Çështja u shqyrtua nga Gjykata e Apelit me Juri të Përzier të Kretës, e cila në mënyrë unanime e shpalli të pandehurin kryesor fajtor për vrasje me dashje në gjendje të mirë psikologjike, kryer në bashkëpunim, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë, tre të pandehur të tjerë u shpallën të pafajshëm për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme që do të vërtetonin përfshirjen e tyre në vrasje.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.