Një shtetas shqiptar, i arrestuar më 9 shkurt 2026 si pjesë e një grupi për shpërndarje droge, është dëbuar nga Italia pas një vendimi të menjëhershëm të autoriteteve të drejtësisë.
Pas seancës për vërtetimin e masës së arrestit para Gjykatësit në Piacenza, ndalimi i tij u cilësua i ligjshëm dhe u kërkua menjëherë dëbimi nga territori italian.
Sipas njoftimit zyrtar të Selisë Qendrore të Policisë së Piacenzës, personeli policor e shoqëroi shqiptarin drejt pikës kufitare ajrore të Milanos, “Malpensa”, nga ku ai u nis me avionin e parë në drejtim të Tiranës.
Autoritetet italiane theksuan se masa e dëbimit u zbatua në kuadër të procedurave ligjore ndaj shtetasve të huaj të përfshirë në veprimtari të paligjshme në territorin italian.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.