Me një karrierë artistike që shtrihet në më shumë se dy dekada, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, Ina Kosturi, është vlerësuar me medalje bronzi në prestigjiozet Global Music Awards (GMA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kompozimin e saj origjinal “Koncert për violinë dhe orkestër”.
Global Music Awards njihen gjerësisht nga ekspertët e industrisë si një nga ceremonitë që vlerëson artistë me nivel të lartë profesional dhe krijues. Juria e këtij konkursi ndërkombëtar përbëhet nga personalitete të njohura, mes tyre fitues të çmimeve “Grammy” dhe “Emmy”.

Çmimet përfshijnë një gamë të gjerë kategorish, duke nisur nga këngët dhe albumet muzikore, te muzika instrumentale, simfonike, muzika e filmit dhe produksionet skenike, me pjesëmarrje artistësh nga e gjithë bota.

Vlerësimi i fundit për Ina Kosturin i shtohet një serie çmimesh dhe mirënjohjesh ndërkombëtare që ajo ka marrë në vende si Sllovenia, Malta, Vjena, Zvicra, SHBA dhe Anglia, duke konfirmuar profilin e saj të spikatur në skenën muzikore ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.