Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu zgjidhet kryeparlamentare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, ndërsa me votimin e saj është konstituuar edhe legjislatura e re.

Haxhiu mori 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar shumicën që në tentativën e parë, ndryshe nga legjislatura e kaluar kur kandidatura e saj dështoi pas disa seancash maratonë.

Në fjalën e saj para deputetëve, Haxhiu tha se e merr detyrën me vetëdije të plotë për përgjegjësinë kushtetuese që mbart.

“Sot e marr këtë detyrë me vetëdije të plotë me peshën kushtetuese që e mban. Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë”, u shpreh ajo.

Kryeparlamentarja e re u ndal edhe te proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke deklaruar: “Presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në vend, dhe që këto orvatje të Prokurorisë të marrin fund sa më parë.”

Albulena Haxhiu ishte gruaja më e votuar për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke siguruar mbi 174 mijë vota. Në mandatin e kaluar qeverisës ajo ka ushtruar detyrën e ministres së Drejtësisë për katër vite.

Në seancën konstituive u betuan 118 deputetët e pranishëm. Po ashtu, Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarët e rinj: Ardian Gola (LVV), Vlora Çitaku (PDK), Kujtim Shala (LDK), Emilja Rexhepi (nga grupi multietnik) dhe Sllavko Simiq (Lista Serbe).

Me konstituimin e Kuvendit hapet rruga për funksionimin e plotë të institucioneve të reja të Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.