Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë Kurti III me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenim, në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur sot në Prishtinë.
Pro formimit të qeverisë votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo serbe, ndërsa kundër votuan deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listës Serbe.
Gjatë seancës, kryeministri Albin Kurti prezantoi përbërjen e kabinetit të ri qeveritar dhe paraqiti ekspozenë për programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ai theksoi prioritetet e mandatit të ri, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe avancimin e proceseve integruese.
Me votimin e sotëm, Kurti nis mandatin e tretë në krye të ekzekutivit, në një klimë politike të polarizuar dhe me sfida të rëndësishme në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.