Artistja kosovare Anila Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të New York-ut

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sukseset e shqiptarëve vazhdojnë të shënojnë arritje të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Artistja kosovare Anila Aliu u nderua së fundmi me një “Citation” – mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të New York-ut, duke shënuar një tjetër moment të jashtëzakonshëm në karrierën e saj.

Ceremonia solemne u zhvillua në New York, ku Aliu pati mundësinë të flasë përkrah figurave të larta institucionale, përfshirë liderë të njohur, ambasadorë, deputetë dhe senatorë amerikanë. Ky vlerësim përbën një dëshmi të fuqishme të rrugëtimit të saj profesional, që nisi në Kosovë dhe sot shtrihet deri në institucionet më të larta shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja shprehu emocionin dhe mirënjohjen për këtë nderim:

“Nga Kosova në Kapitullin e Shtetit të New York-ut. Jam e nderuar të pranoj një Mirënjohje Zyrtare nga Asambleja dhe të flas krah liderëve, ambasadorëve dhe senatorëve të shquar.”

Anila Aliu theksoi se këtë vlerësim e pranon me mirënjohje të thellë dhe me një përkushtim të ri për të vazhduar përfaqësimin e Kosovës përmes artit, integritetit dhe ekselencës në çdo hap të karrierës së saj.

Suksesi i saj dhe i artistëve të tjerë kosovarë në platforma prestigjioze ndërkombëtare tregon rolin e rëndësishëm të artit në diplomacinë kulturore, si një urë lidhëse mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky nderim jo vetëm që vlerëson karrierën e Aliut, por edhe forcon imazhin e Kosovës si një vend i talentit, përkushtimit dhe vlerave universale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.