Prof. Dr. Ibrahim Çunaku, eksperti ndërkombëtar i informatikës mjekësore

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ibrahimi Çunaku është një nga profesionistët më të spikatur shqiptarë në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit të informacionit mjekësor në Evropë. Ai drejton një nga kompanitë më të mëdha evropiane të shërbimeve shëndetësore me seli në Vjenë dhe pronësi franceze, dhe ka një karrierë të gjatë ndërkombëtare, duke udhëhequr projekte komplekse dhe të rëndësishme në shumë vende të botës.

Gjatë një takimi në Ambasadën e Kosovës Prof. Dr. Ibrahim Çunaku, i shoqëruar nga  bashkëshortja dhe tri vajzat e tyre theksoi lidhjet e forta midis diasporës dhe vendit të origjinës. Ai u vlerësua për përvojën e tij profesionale dhe ndikimin që ka në avancimin e teknologjisë dhe menaxhimit të shëndetësisë, si dhe për përkushtimin e tij ndaj komunitetit shqiptar dhe promovimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ambasadori dhe stafi i Ambasadës nënvizuan se suksesi i individëve si Prof. Dr. Çunaku përfaqëson një urë lidhëse mes vendit dhe diasporës, duke kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet mike dhe në afirmimin e potencialit të shqiptarëve në botë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.