Tragjedi në Greqi. 45-vjeçari shqiptar humb tragjikisht jetën në punë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një aksident fatal në punë i ka marrë jetën të martën pasdite një shqiptari 45-vjeçar. Ngjarja ka dnodhur në qytetin e Ari, në Mesinia, ku 45-vjeçari punonte në një projekt gërmimi për rrjetin e ujërave.

Sipas mediave greke, viktima po përdorte një kompresor gjatë gërmimeve kur ra në një gropë dhe u shtyp nga masivet e dheut. Kolegët e tij u përpoqën ta lironi menjëherë, ndërsa ambulanca e EKAB mbërriti në vendngjarje dhe e transportoi pa shenja jete.

Në Spitalin e Kalamatës, mjekët u përpoqën për rreth gjysmë ore për ta ringjallur me masazhe CPR, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme. Sipas vlerësimeve fillestare, 45-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda në gjoks dhe brinjë dhe besohet se vdiq menjëherë në vendin e aksidentit.

Departamenti i Policisë së Kalamatës ka nisur një hetim paraprak për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të tragjedisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.