Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi, pas një incidenti të dhunshëm ndaj një berberi dhe pronës së tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit, kur i riu kishte shkuar fillimisht si klient për t’u qethur nga pronari i berberhanes, një 51-vjeçar. Sipas policisë greke, më pas 25-vjeçari është rikthyer në ambientet e berberhanes i pajisur me një shkop metalik të palosshëm.
Autoritetet bëjnë me dije se ai fillimisht ka ofenduar berberin dhe më pas e ka goditur, duke i shkaktuar lëndime trupore. Po ashtu, ai dyshohet se ka dëmtuar edhe automjetin e pronarit. I riu ndodhet aktualisht nën arrest dhe rasti po hetohet nga policia lokale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.