“BESA”, kujtesë dhe nderim për humanizmin shqiptar gjatë Holokaustit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një mbrëmje përkujtimi, reflektimi dhe lidhjeje njerëzore u zhvillua në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, me rastin e Holocaust Memorial Day, ku u çel edhe ekspozita “BESA – A Code of Honour”. Ekspozita sjell në vëmendje historitë e familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit, duke dëshmuar guxim, nder dhe përgjegjësi morale në një nga periudhat më të errëta të historisë njerëzore.

Përmes fotografive të fotografit amerikan Norman Gershman dhe rrëfimeve të atyre shqiptarëve që u njohën si Righteous Among the Nations nga institucioni Yad Vashem, të pranishmit u përkujtuan jo vetëm viktimat e Holokaustit, por edhe zgjedhjen njerëzore për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin përballë frikës dhe urrejtjes. Në fjalën e tij, ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, z. Uran Ferizi , theksoi se përkujtimi është një akt kujtese, por edhe një akt përgjegjësie ndaj së tashmes dhe së ardhmes.

Këtë vit, ceremonia mori një dimension të veçantë përmes muzikës hebraike dhe shqiptare, e cila përçoi mesazhe humbjeje, qëndrese dhe shprese. Interpretimet muzikore të Greta, Jorgos dhe Mikelit u pritën me vlerësim të lartë nga të pranishmit, duke rikujtuar lidhjen e thellë dhe të heshtur mes dy popujve.

Një falënderim i veçantë iu drejtua Yad Vashem UK për partneritetin dhe mbështetjen në realizimin e ekspozitës dhe të kësaj mbrëmjeje përkujtimore. Në aktivitet morën pjesë edhe Ambasada e Kosovës dhe Ambasadori Kapiti, si dhe përfaqësues diplomatikë nga ambasadat e Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Izraelit dhe Kroacisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.