Zyrtarë të Policisë Federale gjermane kanë arrestuar në aeroportin e Shtutgartit një shtetas 53-vjeçar nga Kosova, i cili rezultonte i dënuar për vrasje dhe ndaj të cilit ishte ende në fuqi një urdhër arresti për ekzekutimin e dënimit.
Sipas raportimit të Agjencisë Gjermane të Lajmeve dpa, burri ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Landit në Heilbronn me 12 vjet burg për vrasje. Pesë vite më vonë, pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit, ai ishte dëbuar nga Gjermania dhe ishte kthyer në vendlindjen e tij, Kosovë.
Arrestimi u krye fundjavën e kaluar, në momentin kur 53-vjeçari tentoi të hynte sërish në Gjermani me një fluturim nga Prishtina. Gjatë kontrollit në aeroport, autoritetet konstatuan se ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti aktiv, çka çoi menjëherë në ndalimin e tij.
“Gjatë ri-hyrjes, ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Shtutgart-Stammheim, ku pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit”, thuhet në raportimin e dpa-së. Një zëdhënës i Policisë Federale konfirmoi se urdhri i arrestit kishte të bënte me ekzekutimin e dënimit të mbetur.
Sipas të dhënave zyrtare, 53-vjeçari duhet të vuajë edhe 2.127 ditë burg. Autoritetet sqaruan se, po të mos kishte hyrë sërish në territorin gjerman, ai do të kishte mbetur i pa shqetësuar nga drejtësia.
Rasti ka rikthyer në vëmendje kontrollet e rrepta kufitare dhe zbatimin e urdhrave të arrestit për persona të dënuar rëndë që tentojnë të hyjnë në Gjermani pas dëbimit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.