Mbretëria e Bashkuar po ofron mbështetje vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, në zhvillimin e industrive krijuese si sektorë strategjikë për ekonomitë e tyre.
Me ndihmën e Këshillit Britanik, programi synon të fuqizojë të rinjtë përmes praktikave profesionale në fushën e arteve pamore dhe kuratorisë, duke iu hapur rrugën drejt tregut ndërkombëtar të artit.
Majlinda Mazelliu, Drejtore e British Council për Shqipërinë dhe Kosovën, theksoi rëndësinë e sektorit krijues:
“Ky program mbështet industritë krijuese si sektorë strategjikë ekonomikë me potencial transformues, me një fokus të veçantë aftësimin dhe fuqizimin e të rinjve. Talente të reja, trashëgimi kulturore dhe ide novative meritojnë mbështetje dhe hapsirë për t’u zhvilluar.”
Ndërsa Besa Zogaj (Gashi) nga Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë në Kosovë shtoi:
“Programi u krijua për të ndihmuar artistët nga Kosova dhe Shqipëria të kuptojnë funksionimin e galerisë komerciale dhe tregut ndërkombëtar të artit. Zhvillimi i industrive krijuese mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për ekonomitë tona, ashtu siç ndodh në vendet e zhvilluara, ku tregu i artit në vitin 2023 arriti të ardhura prej 75 miliardë euro.”
Pjesëmarrësit në praktikat profesionale e përshkruan këtë program si një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave. Referuar statistikave, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, industria krijuese ofron 2.4 milionë vende pune dhe gjeneron 124 miliard paund në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Ky program i Mbretërisë së Bashkuar synon të mbushë boshllëkun kyç në rajon, duke lidhur arsimin me praktikën profesionale dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive kreative në Ballkanin Perëndimor.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.