Vila, Porsche dhe targa luksoze: Si “Shehu-Imam” jetonte me luks në Zvicër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një skemë e gjerë mashtrimi financiar në Zvicër ka marrë epilog në Gjykatën e Dietikonit, pranë Cyrihut, duke zbuluar një mënyrë jetese luksoze të ndërtuar mbi keqpërdorim të sistemit shtetëror, mashtrime bankare dhe struktura fiktive biznesi.

Në qendër të çështjes është një 57-vjeçar nga Kosova, i njohur si “sheh” dhe imam dervish, i cili pretendonte se udhëhiqte rreth 8 mijë besimtarë. Sipas gazetës zvicerane Tages Anzeiger, ai kishte përfshirë në aktivitetet kriminale gjithë familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy ndihmës të afërt, duke shkaktuar një dëm total prej rreth 1,5 milionë frangash zvicerane.

Hetimet nisën pas një bastisjeje policore në një vilë luksoze pranë Cyrihut, për të cilën shehu paguante një qira mujore prej 24 mijë frangash. Gjatë kontrollit, autoritetet konfiskuan dokumente dhe pajisje elektronike, ndërsa u zbulua një rrjet kompleks kompanish fiktive, të përdorura për të fshehur përfitimet e paligjshme.

Sipas prokurorisë, i akuzuari paraqitej si sipërmarrës në fushën e patundshmërive dhe kishte mashtruar bankat dhe institucionet shtetërore zvicerane përmes bilanceve të falsifikuara. Vetëm nga kreditë emergjente të Covid-19, ai kishte përfituar mbi gjysmë milioni frangash, pa i shlyer më pas detyrimet financiare.

Në kontrast të plotë me deklarimet e tij si person me vështirësi ekonomike, familja e shehut rezultoi të kishte në pronësi një flotë prej rreth 120 automjetesh luksoze. Mes tyre përfshiheshin modele si Porsche Panamera, disa Mercedes dhe një Hummer H2 Luxury. I apasionuar pas makinave, ai kishte shpenzuar rreth 100 mijë franga vetëm për blerjen e tri targave speciale, të cilat në Zvicër tregtohen në ankand dhe konsiderohen simbol prestigji.

Procesi gjyqësor zgjati gjashtë ditë. Në përfundim, gjykata e dënoi shehun kosovar me 42 muaj burg (3 vjet e gjysmë) dhe me ndalim hyrjeje në territorin e Zvicrës për një periudhë trevjeçare. Prokuroria kishte kërkuar një ndalim prej 15 vitesh, por trupa gjykuese vendosi një masë më të lehtë.

Sa i përket anëtarëve të familjes – ish-bashkëshortes dhe katër fëmijëve – gjykata vendosi t’i lirojë nga akuzat ose t’i dënojë me gjoba minimale. Arsyetimi ishte se brenda familjes funksiononte një strukturë strikte patriarkale, ku çdo vendim merrej nga kryefamiljari. Fëmijët dëshmuan se kishin nënshkruar dokumente pa i kuptuar, duke i besuar verbërisht babait dhe pa pasur njohuri për veprimet financiare.

Madje, për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, vajza dhe një nga djemtë e tij do të dëmshpërblehen me rreth 70 mijë franga nga shteti zviceran. Gjykata vlerësoi se nuk mund të ketë “përgjegjësi kolektive” për veprimet penale të kryefamiljarit.

Gjatë seancës, shehu kërkoi falje, duke deklaruar se si udhëheqës fetar nuk dëshironte të shfaqej publikisht si pronar biznesesh dhe për këtë arsye kishte përdorur anëtarët e familjes si figura formale. Megjithatë, gjykatësja theksoi se energjia e tij kriminale ishte rritur me kalimin e viteve dhe se dënimet e mëparshme me gjoba nuk kishin pasur asnjë efekt ndëshkues.

Njëri nga ndihmësit e shehut u dënua me burg me kusht, ndërsa vendimi për ndihmësin tjetër pritet të shpallet në një seancë të ardhshme.

https://www.tagesanzeiger.ch/dietikon-scheinfirmen-boss-ergaunert-500000-franken-360279179553?fbclid=IwY2xjawPuuqRleHRuA2FlbQIxMABicmlkETB4S093eFFoc3pRVnhHdzRjc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHgIY7vVQV6GPTjsAGbR8tqH1nzy5nzWOT8RH_nt5C-LbfsgVaavyXDeDSZZs_aem_JFdndYUXBa1FKFkNhv6z6Q

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.