Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, e ka cilësuar si një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë e Kosovës fitoren e filmit “Shame and Money” në festivalin prestigjioz ndërkombëtar të filmit, Sundance.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për kinematografinë e Kosovës. Filmi ‘Shame and Money’, i regjisorit Visar Morina dhe me skenar të përbashkët nga Doruntina Basha, ka fituar çmimin Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë. Kjo është një arritje e madhe për kinematografinë dhe për gjithë skenën tonë kulturore,” ka shkruar Çeku në rrjetet sociale.
Filmi arriti të përzgjidhet në top 4 filmat e konkurrencës për këtë çmim, duke garuar me gjithsej 10 filma. Premierën botërore e pati në Sundance 2026, dhe ky ishte projekti i dytë i regjisorit Morina që konkurroi në këtë festival prestigjioz, pas filmit “Exile” në vitin 2020.
Edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përgëzoi ekipin realizues të filmit për suksesin ndërkombëtar.
“Ky vit ka filluar më mirë se kurrë për kinematografinë tonë. Filmi ‘Shame and Money’ (Shabani dhe Hatixhja), i regjisorit Visar Morina, ka fituar Çmimin e Madh të Jurisë në Seksionin Ndërkombëtar – Dramë (World Cinema Grand Jury Prize: Dramatic) në Sundance Film Festival. Ky është çmimi më prestigjioz për filmat ndërkombëtarë në festivalin më të njohur botëror për kinemanë e pavarur,” shkroi Kurti.
Ai gjithashtu theksoi se ka ndjekur më parë dy filmat e tjerë të Morinës, “Babai” dhe “Exil”, dhe shprehu padurimin për të parë projektin e ri.
Ky triumf i filmit “Shame and Money” shënon një moment historik për kinemanë kosovare dhe konfirmon prani të fuqishme të artistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare të filmit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.