Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Teramo të Italisë, pasi akuzohen se kishin shndërruar një parking në zonën Villa Zaccheo–Petriccione në një pikë shitjeje të kokaine. Arrestimet u kryen pasditen e djeshme nga Skuadra Fluturuese e Policisë së Teramos, në kuadër të një operacioni të nisur pas disa raportimeve anonime për aktivitet të dyshimtë në zonë.
Sipas autoriteteve italiane, dy të rinjtë, të moshës 23 dhe 34 vjeç, u kapën në flagrancë teksa po kryenin një transaksion droge, duke shkëmbyer pesë doza kokaine me një person të dyshuar, kundrejt shumave të parave. Sjellja e tyre e kujdesshme dhe izolimi në parking ngjalli dyshime, që u konfirmuan nga ndërhyrja policore në çastin e shkëmbimit.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën pesë doza të tjera kokaine, ndërsa në banesat e tyre u sekuestruan materiale për paketimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, policia sekuestroi edhe 1,450 euro, të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës.
Dy shqiptarët janë vendosur në arrest shtëpiak, në pritje të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë dhe procedurave të mëtejshme gjyqësore, përfshirë mundësinë e pranimit të fajit, që mund të çojë në përfundim të përshpejtuar të procesit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.