Një iniciativë e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Gjermani hapja e Shkollave Shqipe në qytetet Konstanz dhe Singen. Kjo nismë realizohet në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart dhe komunitetin shqiptar lokal, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës sonë ndër brezat e rinj.
Mësimi do të zhvillohet në shkolla publike dhe është i hapur për të gjithë fëmijët shqiptarë që dëshirojnë të mësojnë, të ruajnë dhe të zhvillojnë njohuritë në gjuhën amtare.
Prindërit dhe bashkatdhetarët ftohen të bëhen pjesë aktive e kësaj nisme: të regjistrojnë fëmijët, të dhurojnë kohën dhe mbështetjen e tyre për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar ndër brezat e rinj.
“Le ta mbajmë gjallë gjuhën dhe kulturën tonë në zemër të diasporës!”, shprehen organizatorët e nismës.
Për ata që kanë përvojë si mësues dhe dëshirojnë të kontribuojnë, organizatorët inkurajojnë kontaktin direkt:
📞 Ferdinand Berisha: +49 176 65090240
📧 Email: [email protected]
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.