Paketa e re fiskale që hyri në fuqi më 1 janar ka shqetësuar shumë pensionistët italianë që jetojnë në Shqipëri. Deri më tani, pensionet që ata merrnin nga Italia nuk taksoheshin, por me rregullat e reja të deklarimit të të ardhurave në sistemin DIVA, ata frikësohen se mund të taksohen deri në 15%.
Sipas gazetës italiane La Repubblica, mes 3,000 pensionistëve italianë që jetojnë në vendin tonë ka shqetësim, ankth dhe pasiguri për mundësinë e një “goditjeje fiskale” mbi pensionet e tyre, të cilat deri tani nuk janë taksuar.
Prej disa javësh, shumë prej tyre ndjejnë rrezikun e një barrë të re fiskale dhe një grup i dërgoi një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për tatimin e mundshëm. Sipas tyre, ata mund të detyrohen të paguajnë taksën bazë të biznesit prej 15% të të ardhurave dhe të plotësojnë deklaratën vendore të të ardhurave, të quajtur “DIVA”.
Ligji i vitit 2019 përjashtonte nga taksat shtetasit e BE-së me leje qëndrimi në Shqipëri, përfshirë italianët. Ligji i ri kufizon këto përjashtime, duke lënë të mbrojtura vetëm të ardhurat e rregulluara nga marrëveshjet ndërkombëtare. Gjatë vitit 2025, administrata tatimore nuk ka kërkuar pagesa nga pensionistët italianë, por frika dhe pasiguria kanë rritur shqetësimin.
Sipas burimeve, pensionistët italianë marrin mesatarisht 3,500 euro në muaj dhe shumë prej tyre kanë nisur të kontaktojnë autoritetet tatimore italiane për sqarime, por informacionet shpesh rezultojnë të pasakta dhe kontradiktore. Disa prej tyre deklarojnë se nëse taksohen, do të zhvendosen në vende më miqësore fiskalisht si Sllovakia, Hungaria dhe Kroacia.
Një largim i tillë do të kishte pasoja ekonomike për Shqipërinë, pasi pensionet italiane që hyjnë në vendin tonë arrijnë mbi 136 milionë euro në vit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.