Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i njohur Fitim Makashi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Këtë të shtunë, në moshën 82-vjeçare, është ndarë nga jeta aktori i shquar i teatrit dhe filmit shqiptar, Fitim Makashi, babai i artistit Redon Makashi.

I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, Makashi kreu studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe u bë pjesë e rëndësishme e Teatrit Popullor, (sit Teatri Kombëtar) ku interpretoi dhjetëra role në drama dhe komedi, duke u vlerësuar për seriozitetin dhe natyrshmërinë e tij në skenë.

Edhe në kinematografi, Makashi la gjurmë. E nisi në vitin 1967 me një rol episodik si marinar në filmin “Dueli i heshtur”, dhe më pas ndërtoi një karrierë të pasur me role në filma si “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972), “Rugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991) dhe “Vdekja e kalit” (1992).

Interpretimet e tij dallojnë për intensitet dhe prani artistike, duke e vendosur ndër figurat kryesore të brezit që ndërtuan identitetin e kinemasë shqiptare.

Përveç skenës dhe ekranit, Makashi kontribuoi si pedagog, duke formuar breza të rinj artistësh dhe duke lënë një trashëgimi të pasur kulturore që do të mbetet pjesë e memories kolektive të artit shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.