Këshilli Bashkiak i Piana degli Albanesi nderon “Kujtesën e genocidit në Kosovë”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjatë mbledhjes së djeshme, të mërkurën më 28 janar, Këshilli Bashkiak i Piana degli Albanesi zhvilloi një seancë me rëndësi të veçantë simbolike dhe institucionale, ku kryetari i bashkisë, Rosario Petta, informoi këshillin mbi angazhimet zyrtare të realizuara nga data 16 deri më 18 janar në Zyrih të Zvicrës, në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe dialogut ndërmjet komuniteteve.

Një moment i veçantë dhe me ngarkesë të fortë emocionale iu kushtua prezantimit para Këshillit Bashkiak të simbolit të dhuruar nga Qendra “Genocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”. Ky simbol, i krijuar nga dizajneri Adnan Asllani, paraqet një lulëkuqe me katër petale, e cila është zgjedhur si emblemë përkujtimore e viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Ndryshe nga lulëkuqet e përdorura si simbol në shumë vende të botës, katër petalet e këtij logoje përfaqësojnë katër format e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë: vrasjet, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e pasurive të lidhura me etninë dhe identitetin shqiptar. Në qendër të lulëkuqes, në vend të kokrrizave tradicionale të zeza, janë paraqitur figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash, duke simbolizuar njerëz të të gjitha moshave dhe gjinive që ranë viktimë e këtij krimi.

Forma e petaleve dhe figurat njerëzore përfaqësojnë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë ose të gjymtuar, më shumë se njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, rreth një milion persona të prekur nga spastrimi etnik, si dhe qindra mijëra shkatërrime të ndodhura gjatë gjenocidit në Kosovë.

Ngjarjet e organizuara nën moton “NE NUK HARROJMË” iu kushtuan kujtimit të gjenocidit në Kosovë dhe përbënin një thirrje të fortë për përgjegjësinë e institucioneve në ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe riafirmimin e vlerave të paqes, drejtësisë, unitetit dhe dinjitetit njerëzor.

Në këtë kontekst u theksua se kujtesa nuk është thjesht një akt përkujtimi, por një angazhim politik dhe moral ndaj së tashmes dhe së ardhmes, për të garantuar që krime të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.