Operacion antidrogë në Athinë, goditet rrjet greko-shqiptar në kampusin Zografou

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një operacion i gjerë antidrogë është duke u zhvilluar në Athinë, ku autoritetet greke po çmontojnë një rrjet kriminal të përfshirë në trafikimin e narkotikëve.

Sipas mediave greke, në qendër të hetimit ndodhet një organizatë greko-shqiptare, e cila ushtronte aktivitetin e saj brenda Kampusit Universitar të Zografou, duke shfrytëzuar ambientet dhe konviktet studentore për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Deri më tani, policia ka arrestuar katër persona, dy shtetas grekë dhe dy shtetas shqiptarë, të cilët rezulton se banonin në konviktet e universitetit. Gjatë kontrolleve të kryera janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kanabisi, si edhe shuma parash që tejkalojnë 20 mijë euro, të dyshuara si përfitime nga veprimtaria kriminale.

Operacioni po drejtohet nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë (D.D.EEA/G.A.D.A.), ndërsa autoritetet bëjnë me dije se aksioni është ende në vijim. Qëllimi i tij është identifikimi dhe shkatërrimi i plotë i rrjetit kriminal, si dhe arrestimi i personave të tjerë të përfshirë në zonën përreth kampusit universitar.

Policia greke pritet të japë më shumë detaje në orët në vijim, ndërsa hetimet po thellohen për të zbardhur rolin e secilit të arrestuar dhe shtrirjen reale të aktivitetit kriminal.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.