Plani i Veprimit 2026–2030/ Shqipëria përcakton afatin për hyrjen në Schengen

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqipëria ka hedhur një hap konkret drejt anëtarësimit në zonën Schengen, duke specifikuar afatet dhe masat që do të ndërmerren në vitet e ardhshme. Në Fletoren Zyrtare është botuar Vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e Planit të Veprimit Schengen 2026–2030, një dokument strategjik që përshkruan rrugën e vendit drejt përmbushjes së standardeve Schengen.

Plani i Veprimit synon përafrimin e plotë të Shqipërisë me kriteret teknike dhe ligjore të zonës Schengen, duke u fokusuar në katër shtylla kryesore: menaxhimin e kufijve të jashtëm, forcimin e sistemit të azilit, politikën e vizave, si dhe rritjen e sigurisë dhe bashkëpunimit policor.

Dokumenti parashikon ngritjen e strukturave të posaçme drejtuese dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve përgjegjëse në zbatimin e masave, në përputhje me Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria” të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Sipas planit, deri në vitin 2030 Shqipëria synon të përmbushë të gjitha kërkesat e nevojshme për anëtarësimin në zonën Schengen. Masat konkrete përfshijnë forcimin e kontrollit kufitar, parandalimin e migracionit të parregullt, luftën kundër krimit ndërkufitar, si dhe përdorimin e plotë të sistemeve europiane të informacionit, përfshirë Sistemin Schengen dhe sistemin e hyrje-daljes.

Zbatimi i Planit të Veprimit do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga institucionet përgjegjëse, ndërsa një vlerësim afatmesëm është parashikuar në fund të vitit 2027. Vlerësimi përfundimtar do të kryhet në vitin 2030, si pjesë e procesit të përgjithshëm të integrimit europian.

Miratimi i këtij plani konsiderohet një hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe një sinjal i qartë për angazhimin e vendit për t’u bërë pjesë e hapësirës së lëvizjes së lirë në Europë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.