Britani/ Promovohet në Ambasadën e Kosovës libri i Richard Hodges mbi Butrintin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër u zhvillua një aktivitet i rëndësishëm kulturor dhe diplomatik, nën mikpritjen e Ambasadorit të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Shkëlqesisë së Tij, z. Ilir Kapiti.

Ambasada mirëpriti përfaqësues të Anglo-Albanian Association (AAA), të cilët organizuan promovimin e librit “Butrint – At the Crossroads of the Mediterranean”, vepër e arkeologut të njohur ndërkombëtarisht, Profesor Richard Hodges.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Kapiti theksoi se kjo mbrëmje përfaqësonte një ndërthurje të veçantë mes arkeologjisë, historisë dhe diplomacisë kulturore, duke sjellë në vëmendjen e një audience ndërkombëtare vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të Butrintit, një pasuri me rëndësi të veçantë për rajonin dhe më gjerë.

Në aktivitet morën pjesë personalitete të fushës akademike dhe diplomatike, si dhe The Hon. Emily Magda Rothschild, e cila e nderoi ngjarjen me praninë e saj.

Pas prezantimit të librit, u zhvillua një diskutim i hapur me pjesëmarrjen e të ftuarve dhe të Ambasadorëve të Shqipërisë dhe Kosovës në Londër, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit kulturor dhe institucional në promovimin e historisë, trashëgimisë dhe identitetit të përbashkët shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ngjarja u vlerësua si një hap domethënës në forcimin e diplomacisë kulturore dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes komunitetit akademik, diplomatik dhe shoqërisë britanike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.