10 ikona të vjedhura nga Labova e Kryqit i rikthehen Kishës Ortodokse

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në një takim zyrtar Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan, ku në fokus ishte rikthimi i pasurive me vlera të larta kulturore dhe shpirtërore.

Gjatë takimit, ministri Gonxhja bëri të ditur se falë një operacioni të suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, u bë i mundur shpëtimi nga trafikimi i pasurive me rëndësi kombëtare. Sipas tij, ekspertët kanë identifikuar 10 ikona të vjedhura nga kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit, të cilat po i rikthehen Kishës Ortodokse pas 14 vitesh mungesë.

“Ky rikthim nuk është vetëm një akt ligjor, por një akt drejtësie historike dhe shpirtërore”, u shpreh ministri Gonxhja, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ministri siguroi se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, Kryepeshkopin Joan dhe të gjitha komunitetet fetare do të vijojë, me synimin për gjetjen dhe rikthimin e objekteve të tjera të shpallura të humbura, në një angazhim të pandërprerë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

Nga ana e tij, Kryepeshkopi Joan falënderoi të gjithë personat e përfshirë në identifikimin dhe rikthimin e ikonave, duke i cilësuar ato si shumë të bukura dhe tepër të rëndësishme për historinë dhe identitetin kulturor të Shqipërisë. Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit Gonxhja për angazhimin dhe vullnetin për t’ia rikthyer Kishës Ortodokse këto pasuri të çmuara.

“Ne jemi të gjithë të angazhuar për të mbrojtur këtë kulturë dhe këtë identitet. Kjo është një nga pasaportat tona për identitetin evropian dhe për kulturën evropiane”, u shpreh Kryepeshkopi Joan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.