Asambleja Kombëtare e Francës miratoi njëzëri ligjin që heq “detyrimin bashkëshortor”, duke sqaruar se martesa nuk imponon marrëdhënie seksuale mes bashkëshortëve. Teksti u votua me 106 vota pro dhe asnjë kundër dhe tani kalon për shqyrtim në Senat.
Sipas ligjit, mungesa ose refuzimi i marrëdhënieve intime nuk mund të përdoret më si bazë për divorc, ndërsa koncepti i “bashkëjetesës” nuk nënkupton asnjë detyrim seksual.
Ky vendim vjen pas një dënimi të Francës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vitin 2025 dhe ka si qëllim mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale në martesë, duke i dhënë fund një praktike që autorët e nismës e quajnë “kulturë të përdhunimit”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.