Më 14 Shkurt 2026, organizata VATRA në bashkëpunim me MaasBesa do të organizojë një ceremoni solemne për ngritjen e Flamurit të Kosovës në sheshin e Bostonit.
Ky akt nderimi synon të përkujtojë ata burra e gra që sakrifikuan jetën, rininë dhe gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shteti më i ri i Europës.
Të pranishmit do të kenë mundësinë të ngrenë lart flamurin e lirisë dhe të tregojnë se diaspora shqiptare nuk harron kurrë gjakun dhe sakrificën e kombit të saj.
Ceremonia do të mbahet në City Hall Boston nga ora 11:30 deri në 14:00. Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë dhe të nderojnë dëshmorët e Kosovës.
Për më shumë informacion dhe aktivitete të tjera të VATRA-s në Boston, vizitoni faqen zyrtare: vatraboston.com.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.