Rasti i Eugert Merizaj ka shkaktuar indinjatë në Britani, pasi u zbulua se ai arriti të fitojë rreth 20 mijë paund nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok, i regjistruar nga brenda qelisë së tij në një burg të Manchesterit.
Sipas raportimeve, Merizaj realizoi këtë fitim brenda vetëm shtatë minutash, duke përdorur një telefon të futur në mënyrë të paligjshme në burg. Ai mori pjesë në një ndeshje live në TikTok, ku përdoruesit dërgojnë dhurata virtuale, të cilat shndërrohen më pas në para reale.
Gjatë transmetimit, Merizaj inkurajonte ndjekësit të dërgonin më shumë dhurata dhe shfaqej me veshje firmato, ndërsa përdorte disa llogari në TikTok, përfshirë një me mbi 45 mijë ndjekës. Kështu ai grumbulloi 5,429,625 pikë, me vlerë rreth 20 mijë paund, të cilat besohet se u depozituan në llogarinë e një miku jashtë burgut.
Merizaj ishte dënuar në vitin 2022 me 32 vite burg për vrasjen e Hemawand Ali Hussein në vitin 2019. Ligjet britanike parashikojnë deportimin e shtetasve të huaj të dënuar, por gjykata e Fierit njohu vendimin britanik dhe pranoi që ai të vazhdojë dënimin në Shqipëri, në burgun e Peqinit, pasi t’i zbritet koha e vuajtur në Mbretërinë e Bashkuar.
Politikani opozitar Nick Timothy kritikoi rastin, duke kërkuar mbrojtjen e publikut dhe ndëshkimin e kriminelëve, ndërsa TikTok bllokoi llogaritë e përdorura nga Merizaj dhe ndërpreu mundësinë e tërheqjes së fondeve.
Nga ana e saj, Ministria britanike e Drejtësisë deklaroi se sjellja është plotësisht e papranueshme, duke nisur hetim urgjent dhe paralajmëruar masa shtesë për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme në burgje.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.