Vrasje në Belgjikë: Humb jetën taksisti shqiptar Marko Beka

E martë, 17 Nëntor, 2026

45-vjeçari shqiptar, Marko Beka, humbi jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, Belgjikë. Viktima, banues në Geel dhe pronar i një biznesi taksish, u qëllua pranë një parku pas kishës në qendër të fshatit rreth orës 21:00.

Sipas mediave belge dhe autoriteteve, gjithçka ka nisur pas një debati që ka dalë jashtë kontrollit mes taksistit dhe disa klientëve. Pas ngjarjes, autorët u larguan në këmbë dhe policia vazhdon kërkimin për identifikimin e tyre.

Dëshmitarët raportuan se Beka ishte i shtrirë në tokë dhe menjëherë u njoftuan shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Zona u rrethua nga forcat e sigurisë, ndërsa hetues, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor mbërritën në vendngjarje. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Beka ishte babai i tre fëmijëve, të moshave 5, 11 dhe 17 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Izabela, e përshkroi si një njeri të qetë, të sjellshëm dhe shumë social, i dashur për komunitetin dhe pa konflikte me askënd.

Autoritetet belge bënë thirrje për informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve, duke theksuar se deri tani asnjë i dyshuar nuk është arrestuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.