Bllokohet qarkullimi i mallrave në kufi me Maqedoninë e Veriut për 7 ditë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Qarkullimi i mallrave në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të bllokohet përkohësisht, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga një shoqatë e transportit të mallrave në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga ora 00:01 e datës 26 janar 2026, do të ndalohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, nga ora 12:00 e po së njëjtës ditë, do të bllokohet edhe dalja e mallrave nga territori maqedonas. Protesta pritet të zgjasë deri në 7 ditë, nëse nuk do të gjendet një zgjidhje për kërkesat e protestuesve.

Autoritetet bëjnë me dije se nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore ose bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht. Po ashtu, lëvizja e automjeteve të udhëtarëve nuk do të preket dhe do të vijojë pa kufizime.

Në një njoftim zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë sqaron se informacioni është përcjellë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut përmes Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit. Institucioni u bën thirrje subjekteve të transportit dhe qytetarëve të informohen paraprakisht dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur vonesat dhe problematikat gjatë kësaj periudhe.

Policia Kufitare shqiptare thotë se është në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet homologe dhe do të informojë në kohë reale për çdo zhvillim të ri që lidhet me situatën në pikat kufitare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.