Më 22 janar 1788 lindi Xhorxh Gordon Bajron, një nga figurat më të shquara të Lëvizjes Romantike dhe një nga poetët më të mëdhenj britanikë. Lord Bajroni, i prejardhur nga një familje fisnikësh, shfrytëzoi mundësinë për të udhëtuar në vende të ndryshme të Evropës dhe gjatë këtyre shtegtimeve vizitoi edhe trojet shqiptare.
Përmes poezisë romantike “Shtegtimet e Çajld Haroldit” dhe letrave të tij drejtuar nënës, Bajroni e portretizoi Shqipërinë si një vend me bukuri natyrore të rralla dhe shqiptarët si njerëz trima, krenarë dhe me fustanella të bardha. Ai vlerësoi gjithashtu figurën e Ali Pashë Tepelenës, të cilin e përshkroi si një kapedan të egër, por jo mizor, dhe një vezir të pavarur.
Gjatë vizitës së tij në Janinë, Bajroni mori si kujtim një kostum tradicional shqiptar, i cili më pas shërbeu si frymëzim për portretin e famshëm të piktorit Thomas Philips, “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian”, i cili ndodhet sot në ambasadën britanike në Athinë.
Në një letër të datës 12 nëntor 1809, Bajroni shkruante: “…I dua shqiptarët shumë. Kam qëndruar një herë dy ditë dhe një herë tjetër tri ditë në një kazermë shqiptarësh dhe s’kam gjetur kurrë ushtarë aq të pëlqyer… Nuk më vodhën gjësend, dhe më ftuan me gëzim të marr nga zahireja dhe nga qumështi i tyre…”.
Bajroni vazhdoi udhëtimin e tij drejt Greqisë dhe u bë frymëzues i luftës për pavarësinë e saj kundër Perandorisë Osmane. Ai nuk arriti të shihte çlirimin e Greqisë, pasi vdiq në Mesolongj më 19 prill 1824, në moshën 36-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi letrare dhe një dashuri të thellë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.