Greqi/ 49 vjeçari shqiptar rrezikon jetën pas transferimit në burg

E martë, 17 Nëntor, 2026

Jani Aliaj, 49-vjeçari shqiptar që dyshohet se ishte viktimë e një atentati të paguar, është transferuar në burgun e burrave në Greqi, pavarësisht kërcënimeve serioze ndaj jetës së tij. Informacionet mbi planin për ta vrarë Aliajt ishin bërë të ditura shumë më herët për policinë greke, por masat mbrojtëse nuk u morën.

Sipas raportimeve të televizionit kombëtar grek ANT1, Aliaj ishte vendosur më parë në burgun e grave për arsye sigurie, duke marrë parasysh ekzistencën e një kontrate vdekjeje kundër tij. Gazetari Panagiotis Stathis thekson se “papritmas, pak kohë më parë, ai u transferua përsëri në degën kryesore të burrave, pa asnjë justifikim.”

Dy muaj më parë, Aliaj kishte pësuar një sulm të parë në burg, por pavarësisht rrezikut të qartë ndaj jetës së tij, nuk u morën masa shtesë mbrojtëse. Ekspertët e sigurisë dhe gazetarët grekë vënë në dukje se kjo situatë tregon një përgjegjësi të madhe, si penale, ashtu edhe disiplinore, duke ngjallur pyetje për organet e zbatimit të ligjit: “A do të kërkohen përgjegjësit? Nëse një vrasje do të ndodhte në komisariat, i gjithë departamenti do të shpërbëhej. Tani, a janë ata vetëm spektatorë të krimeve, pa asnjë përgjegjësi?”

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik dhe ngre shqetësime serioze për sigurinë e të burgosurve dhe përgjegjësinë e autoriteteve për mbrojtjen e jetës së tyre.

https://www.antenna.gr/Society/article/4/987952/stathis-gia-dolofonia-isobiti-ypirxe-symbolaio-thanatoy

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.