Ryanair shton avionin e katërt në Tiranë dhe hap 20 linja të reja për Verën 2026

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ryanair, linja ajrore me kosto të ulët, njoftoi sot se do të shtojë avionin e katërt B737-800 me bazë operative në Tiranë nga prilli 2026, si pjesë e një investimi prej 400 milionë dollarësh. Përveç avionit të ri, kompania do të hapë 20 linja të reja direkte, duke sjellë gjithsej 43 linja për sezonin Verë 2026.

Ky zgjerim pritet të rrisë trafikun ajror në Tiranë me 50%, duke arritur në 4 milionë pasagjerë në vit, si dhe do të krijojë mbi 3,000 vende të reja pune dhe 120 pozicione me paga të larta për pilotë dhe ekuipazh kabine.

20 linjat e reja drejt Tiranës për Verën 2026 përfshijnë destinacione si: Alghero, Genoa, Pescara, Baden-Baden, Liverpool, Poznan, Birmingham, Malta, Trieste, Bratislava, Memmingen, Torino, Dublin, Milano, Verona, Eindhoven, Napoli, Wroclaw, Gdansk dhe Parma.

CEO i Ryanair, Michael O’Leary tha se: “Ky investim rekord dhe rritja e trafikut në 4 milionë pasagjerë është rezultat i drejtpërdrejtë i politikës proaktive të Shqipërisë për heqjen e taksave të udhëtimit dhe i kostove më të ulëta të aeroportit, të mundësuara nga skemat e suksesshme stimuluese të rritjes.”

Ryanair ka nisur një ofertë 3-ditore me 100,000 bileta nga 29.99 €, për të festuar avionin e ri dhe linjat e reja, të disponueshme për rezervim përmes aplikacionit Ryanair.

Programi afatgjatë i kompanisë parashikon që brenda 5 viteve të ardhshme, baza në Tiranë të zgjerohet në 6 avionë B737 dhe trafiku të arrijë mbi 6 milionë pasagjerë, me më shumë se 60 linja dhe mbi 4,000 vende pune, duke forcuar bashkëpunimin me Aeroportin e Tiranës dhe qeverinë shqiptare.

Shefi i Operacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, u shpreh:
“Zgjerimi i bazës së Ryanair në Tiranë është dëshmi e partneritetit tonë dhe e ambicies për rritje të qëndrueshme, duke krijuar mundësi të reja për turizmin, biznesin dhe zhvillimin ekonomik në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.