Tregu i automjeteve në Shqipëri gjatë vitit 2025 shënoi një rritje të qëndrueshme dhe karakterizohet nga një diversitet i gjerë i origjinës së mjeteve, duke reflektuar preferencat dhe kërkesat në rritje të qytetarëve.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), 21,4% e automjeteve të regjistruara gjatë vitit vijnë nga Republika e Koresë, ndërsa Gjermania zë 15,6%, e ndjekur nga Italia me 15,4%. Një pjesë e konsiderueshme e tregut përfaqësohet edhe nga Kina me 9,1%, Zvicra me 8,4%, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8% të automjeteve të regjistruara.
DPSHTRR thekson se këto të dhëna tregojnë një treg automjetesh të orientuar drejt një game të larmishme zgjedhjesh, ku bashkohen cilësia, teknologjia dhe efikasiteti. Diversiteti i origjinës së mjeteve reflekton gjithashtu tendencat e reja të konsumatorëve dhe hapjen ndaj teknologjive bashkëkohore në sektorin e transportit rrugor.
Gjithashtu, zhvillimi i qëndrueshëm i tregut shoqërohet me modernizimin e shërbimeve të transportit dhe digjitalizimin e proceseve, në funksion të rritjes së sigurisë, transparencës dhe lehtësimit të shërbimeve për qytetarët.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.