Në Maqedoninë e Veriut për herë të parë pas gati një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujërave u zhvilluan në gjuhën shqipe. Fotot e momentit janë publikuar nga Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani.
Ngjarja u zhvillua në brigjet e lumit Radikë, në zemër të Rekës së Epërme, ku zëri i At Nikoll Kedhit u përhap mes maleve, duke sjellë një mesazh që shkonte përtej ritualit fetar: rikthim i kujtesës, identitetit dhe shpirtit të komunitetit shqiptar.
Bekimi i ujërave nuk ishte vetëm një akt simbolik fetar, por edhe një moment që lidhi brezat dhe riafirmoi rrënjët kulturore e shpirtërore të shqiptarëve të kësaj treve.
Ky moment historik u bë i mundur falë iniciativës së ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, dhe peshkopit të Antaninskit, Partenij, të cilët kontribuuan në realizimin e tij.
Bekimi i ujërave të Radikës në gjuhën amtare përfaqëson një dëshmi të fortë të bashkëjetesës, tolerancës ndërfetare dhe ruajtjes së identitetit, duke shënuar një kapitull të ri në historinë shpirtërore të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.