Itali/ 9 të arrestuar në rrjetin ndërkombëtar të drogës, shumica shqiptarë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Policia italiane ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë antidrogë në Reggio Emilia, duke ekzekutuar një urdhër paraburgimi paraprak ndaj nëntë personave, tetë prej të cilëve me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian. Urdhri është lëshuar nga Gjykatësi i Hetimeve Paraprake pranë Gjykatës së Bolonjës, me kërkesë të Drejtorisë Antimafia të Distriktit të Bolonjës, nën dyshimet për përfshirje në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Operacioni u krye nga Skuadra Fluturuese e Policisë së Reggio Emilia-s, në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Operacioneve të Policisë Italiane dhe me mbështetjen e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor. Përmes aktivizimit të rrjetit të Interpol-it, urdhër-arrestet u shpërndanë në nivel ndërkombëtar, në koordinim të ngushtë edhe me autoritetet shqiptare.

Arrestime dhe kontrolle janë duke u zhvilluar në disa provinca italiane, përfshirë Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, si dhe jashtë Italisë, konkretisht në Francë, Spanjë dhe Shqipëri. Ky aksion është realizuar falë bashkëpunimit me policitë përkatëse, veçanërisht me Departamentin e Policisë Kriminale të Shqipërisë.

Operacioni, i koduar “STURL ONE”, përbën vijimësi të hetimeve të mëparshme “TREXIT 2019” dhe “BLACK MAMBA”, të cilat gjatë viteve 2021 dhe 2022 çuan në ekzekutimin e 35 masave kufizuese. Këto hetime zbuluan veprimtarinë e disa organizatave kriminale aktive në provincën e Reggio Emilia-s, mes tyre edhe dy grupe të strukturuara me shtetas shqiptarë, të përfshira në furnizimin masiv me kokainë.

Sipas hetuesve, një nga organizatat drejtohej nga një shtetas shqiptar me banim në Itali, i cili udhëtonte shpesh jashtë vendit dhe luante rol kyç në sigurimin dhe shpërndarjen e drogës në rajonin Emilia-Romagna që prej vitit 2018. Grupi kriminal dispononte burime të konsiderueshme financiare dhe logjistike, duke importuar kokainë, hashash dhe marihuanë nga Amerika e Jugut, Evropa Veriore dhe Spanja. Lëndët narkotike fshiheshin në kamionë që transportonin produkte bujqësore dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Italinë përmes një rrjeti korrierësh.

Për komunikim, anëtarët e dyshuar të organizatës përdornin platformën e koduar SkyECC, të instaluar në telefona të posaçëm me vlerë mijëra euro. Analiza e bisedave të përgjuara, të siguruara përmes një Urdhri Hetimor Evropian, bëri të mundur rindërtimin e veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e roleve të secilit anëtar, duke çuar në ngritjen e 44 akuzave penale.

Autoritetet bëjnë të ditur se vetëm gjatë gjashtë muajve monitorim, organizata ka trafikuar mbi 200 kilogramë kokainë dhe rreth 1 mijë kilogramë hashash e marihuanë, duke përfituar miliona euro. Në total, 15 persona janë nën hetim, ndërsa gjatë operacionit janë kryer dhjetëra kontrolle me angazhimin e rreth 50 efektivëve të policisë.

Ndërkohë, në provincën e Brescias, një shtetas maroken u arrestua në flagrancë, pasi iu gjetën mbi 2 kilogramë marihuanë, 1 kilogram hashash dhe 5,800 euro para cash, me dyshimin për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Autoritetet italiane e cilësojnë operacionin “STURL ONE” si një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe një shembull domethënës të bashkëpunimit efektiv policor mes Italisë, vendeve evropiane dhe Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.