Nxënësi nga Kosova Nil Kelmendi triumfon në SHBA në dy olimpiada shkencore

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nxënësi i talentuar Nil Kelmendi, nga klasa e tretë, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u renditur i pari në kategorinë “Best of the Best” në Matematikë dhe i treti në kategorinë “Best of the Best” në Shkencë, në garën prestigjioze Neo Science Olympiad. Olimpiada u mbajt nga 10 deri më 15 janar në Orlando, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arritja e Nilit merr edhe më shumë peshë kur dihet se ai nuk shkëlqeu vetëm në fazën finale, por demonstroi nivel të lartë përgatitjeje dhe konsistencë gjatë gjithë procesit të garës. Ai u rendit i pari në të gjitha fazat parakualifikuese online, duke konkurruar me nxënës nga vende të ndryshme të botës dhe duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe talent të veçantë në fushat e matematikës dhe shkencës.

Suksesi i Nil Kelmendit është dëshmi e qartë se talenti i shoqëruar me punë të vazhdueshme dhe mbështetje të duhur mund të sjellë rezultate të mëdha, edhe në moshë shumë të re. Ky rezultat përbën jo vetëm një arritje personale për Nilin dhe familjen e tij, por edhe një krenari për Kosovën, duke nxjerrë në pah potencialin e jashtëzakonshëm të nxënësve tanë në skenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e fëmijëve nga Kosova në këtë garë u organizua nën përkujdesjen e Kosova Global Talent Center, institucion që po luan një rol të rëndësishëm në identifikimin, zhvillimin dhe përkrahjen e talenteve të reja në fushat akademike dhe shkencore.

Ky sukses shërben si frymëzim për nxënësit e tjerë dhe si një thirrje e qartë për të investuar më shumë në edukim, dije dhe në zhvillimin e talenteve të reja, të cilat përfaqësojnë të ardhmen e vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.