Një shqiptar është sulmuar për vdekje sot në burgun famkeq të Koridhalosit në Greqi. Viktima është identifikuar si Jani Aliaj, 49 vjeç nga Tepelena, i njohur me pseudonimin “Xheku” dhe i shumëkërkuar në Shqipëri për vrasje.
Sipas raportimeve, Aliaj është goditur me thikë nga një i burgosur grek në sektorin 3 të burgut. Autori i sulmit, ashtu si Aliaj, rezulton i dënuar për vrasje. Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen, duke mos përjashtuar mundësinë që të jetë një vrasje me pagesë.
Jani Aliaj ishte arrestuar më 31 dhjetor 2024 në Greqi me identitet të rremë Aleksan Kreshnik, pasi kishte arritur të arratisej nga burgu i Korfuzit. Ai vuante dënim me burgim të përjetshëm, plus 2 vjet dhe 12 muaj për një vrasje të mëparshme të një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.
Në Shqipëri, Aliaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Cicos më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai gjithashtu rezultonte i kërkuar për një ngjarje të vitit 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe marijuane përfundoi me të plagosur, për të cilën rëndonin tre akuza.
Ngjarja në burgun e Koridhalosit tronditi komunitetin shqiptar dhe riktheu vëmendjen mbi sigurinë në institucionet vuajtjes së dënimit në Greqi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.