Në shënim të 15 janarit, Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” organizoi një tubim përkujtimor në Zvicër.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, delegacioni i Institutit për Personat e Zhdukur me Dhunë, i udhëhequr nga Andin Hoti, familjarë të të zhdukurve, si dhe përfaqësues të shoqatave nga Zvicra, Franca dhe Italia. Të pranishëm ishin gjithashtu motrat dhe vëllezërit arbëreshë.
Gjatë tubimit, Qendra ndau mirënjohje për personalitete dhe shoqata të veçanta që kanë mbështetur veprimtarinë dhe aktivitetet e saj ndër vite.
Fjalën kryesore e mbajti kryetari i Qendrës, Bardhyl Mahmuti, i cili nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive dhe angazhimin e vazhdueshëm për zbardhjen e krimeve dhe drejtësinë për viktimat.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.