Berishaj:Investimi në fabrikën agro-përpunuese,hap kyç për zhvillimin e Malësisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një projekt zhvillimor me rëndësi të veçantë për Malësinë ka nisur rrugëtimin e tij, me synimin për ndërtimin e një fabrike për konservimin dhe përpunimin e perimeve dhe pemëve, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e ekonomisë lokale dhe mbështetjen e fermerëve.

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, bëri të ditur se kjo nismë përfaqëson një hap konkret drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Sipas tij, projekti do t’u sigurojë fermerëve treg të garantuar për prodhimet e tyre, do të rrisë vlerën e produkteve bujqësore përmes përpunimit dhe do të hapë vende të reja pune për komunitetin lokal.

Në kuadër të diskutimeve u trajtuan mundësitë e bashkëpunimit me institucionet përkatëse, çështjet mjedisore si dhe lehtësitë e mundshme fiskale, me fokus ndërtimin e një projekti të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Rëndësi e veçantë iu kushtua rolit të diasporës, interesimi i së cilës për investime në vendlindje u vlerësua si një shtysë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Malësisë.

Berishaj theksoi se projekti ka karakter ekskluzivisht ekonomik dhe zhvillimor, pa përfshirje politike, dhe mbetet i hapur për të gjithë investitorët e interesuar, të cilët do të jenë aksionarë dhe pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse.

Kjo nismë shënon hapin e parë drejt krijimit të një zinxhiri ekonomik të qëndrueshëm, nga i cili pritet të përfitojnë fermerët, bizneset lokale dhe i gjithë komuniteti i Malësisë, ndërsa në ditët në vijim priten njoftime për hapat e radhës të projektit.

Në takim ishin të pranishëm:
• Përfaqësues të investitorëve dhe bizneseve nga diaspora dhe vendi
• Përfaqësues të komunës / pushtetit lokal dhe qeveritar
• Ekspertë të fushës së bujqësisë, vreshtarisë dhe agro-përpunimit
• Prodhues nga Malësia
• Përfaqësues të shoqatave dhe organizatave
• Të interesuar dhe kontribues të tjerë në këtë projekt zhvillimor

Të pranishëm fizikisht:
• Lindon Gjelaj
• Fadil Kajoshaj
• Nikë Gjeloshaj
• Nrekë Gojçaj
• Agron Dedivanaj
• Mark Gjolaj
• Pashko Dedvukaj
• Valentin Stanaj
• Palok Berishaj

Pjesëmarrës përmes Zoom:
• Zef Berishaj
• Nicky Simon Palushaj
• Gjon Berishaj
• David Junçaj

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.