Futbollisti Aron Babaj, talenti 16-vjeçar kosovar, firmos me AC Milan

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mesfushori 16-vjeçar nga Kosova, Aron Babaj, djali i ish-futbollistit Shpëtim Babaj, ka firmosur me AC Milan dhe do të jetë pjesë e “Milan Future Project”, programit të klubit italian për zhvillimin e talenteve të rinj.

Babaj, i lindur në vitin 2009, ka luajtur më parë për KF Prishtina e Re dhe ka përfaqësuar Kosovën në grupmoshat U16 dhe U17. AC Milan konfirmon se mesfushori i ri do të përfshihet në planet afatgjata për rritjen dhe zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Edhe KF Prishtina e Re ka uruar Babajn, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe një tregues të rritjes së interesit të klubeve evropiane për talentet kosovare. Ky transferim te Milani shihet si një mundësi e madhe për të zhvilluar aftësitë e tij dhe për të fituar përvojë në një nga klubet më të njohura të Europës.

“KF Prishtina e Re i uron Aronit shumë suksese në këtë kapitull të ri dhe është krenare që një lojtar i yni bëhet pjesë e një klubi me histori dhe reputacion të jashtëzakonshëm,” njofton klubi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.