“Dielli i ditës tjetër” i Blerta Kambo vendoset në Arkivin Qendror të Filmit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mozaiku “Dielli i ditës tjetër”, i artistes Blerta Kambo, një ndërthurje e trashëgimsë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor, do të qëndrojë në pjesën lindore të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQShF).

“Tashmë ‘Shqipja’, ose ‘Dielli i ditës tjetër’, i rikrijuar nga Blerta Kambo dhe mbështetur nga MTKS, do të qëndrojë në Arkivin Qendror të Filmit. Faleminderit artistes që kujtesës arkivale shqiptare i shtoi gjendjen e saj muzeale! Ky mozaik nuk rri thjesht në mur, por të përballon, të shikon në sy, dhe të pyet gjëra që i ke shmangur gjithë ditën. Copëza të vogla, të thyera, ngjyra që rrisin emocionet, që bashkëbëhen në figurë dhe kujtesë. Ky mozaik flet për dhimbjen, artin, durimin dhe gruan; për kohën dhe njeriun që thyhet dhe ndërtohet copë copë derisa të guxojë të qëndrojë drejt,” njoftoi AQShF.

Vepra u prezantua fillimisht mbi fasadën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë në nëntor të vitit të kaluar, ku historia u bashkua me artin bashkëkohor. Artistja rikontekstualizoi figurën kryesore femërore të mozaikut monumental “Shqipëria”, duke e transformuar atë në një simbol mbështetjeje për gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Në mozaik, figura shfaqet me kokë të qethur dhe me një shenjë në gjoksin e djathtë, si shenjë solidariteti me gratë që luftojnë ose kanë mbijetuar nga kanceri i gjirit. Ky gjest artistik zhvendos heroinën mitike në figurën e gruas bashkëkohore, të ndjeshme, të plagosur, por të fortë dhe në lëvizje përpara.

Instalacioni shërben si kujtesë për 1 në 12 gra që diagnostikohen me kancer gjiri, duke funksionuar si një thirrje për ndërgjegjësim, solidaritet dhe shpresë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.