Spanjë/Goditet grupi kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze në Costa del Sol

E martë, 17 Nëntor, 2026

Autoritetet spanjolle kanë goditur të hënën një grup kriminal shqiptar, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në grabitjen e banesave luksoze në jug të Spanjës, kryesisht në zonën elitare të Costa del Sol.

Sipas njoftimit zyrtar të Guardia Civil, anëtarët e grupit vëzhgonin për ditë me radhë persona me pasuri të mëdha, përfshirë milionerë që jetojnë ose pushojnë në Costa del Sol, me qëllim identifikimin e adresave dhe mësimin e rutinës së tyre të përditshme. Pas sigurimit të informacionit, ata hynin në banesat luksoze të maskuar me maska dhe paruke, në përpjekje për t’iu shmangur identifikimit nga kamerat e sigurisë.

Hetimi disa mujor çoi në identifikimin e anëtarëve të grupit, pavarësisht metodave të përdorura për fshehjen e identitetit. Si rezultat i operacionit, u arrestuan pesë persona, ndërsa 11 të tjerë janë vënë nën hetim për përfshirje të dyshuar në aktivitetet kriminale.

Gjatë operacionit, autoritetet identifikuan disa banesa në zonat e Marbella dhe Mijas, të cilat dyshohet se përdoreshin si baza operative të grupit kriminal.

Pas kontrolleve të kryera me autorizim gjykate, policia sekuestroi 39,465 euro cash, tre armë zjarri dhe municion, dy automjete luksoze të vjedhura, shtatë targa të përkulura, si dhe ora luksoze të markave të njohura ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve spanjolle, vlera totale e sendeve të sekuestruara kap shifrën mbi 80 mijë euro. Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha rastet e grabitjeve dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në rrjet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.