Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në zonën e Lunigianës, në Itali, pas një ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15, që vuri në alarm qindra drejtues mjetesh. Ata udhëtonin me një BMW gri me targa zvicerane, duke lëvizur me shpejtësi ekstreme dhe duke kryer manovra që rrezikonin seriozisht sigurinë rrugore.
Sipas Policisë së shtetit italian, automjeti ka kaluar në korsinë e kundërt, ka kryer parakalime të rrezikshme pranë kantierëve dhe ka rrezikuar disa herë përplasje ballore me mjetet që vinin përballë. Sjellja e dyshimtë e drejtuesit solli ndërhyrjen e menjëhershme të patrullave të Policisë Rrugore dhe Karabinierëve të Pontremolit, të cilët dyshuan se personat në automjet mund të ishin nën efektin e lëndëve narkotike ose po largoheshin pas kryerjes së një vepre penale.
Ndjekja përfundoi në zonën Pianturcano, ku automjeti rrëshqiti dhe u përplas me hyrjen e një ferme, duke shkatërruar portën e saj. Pas aksidentit, dy të dyshuarit tentuan të arratiseshin në këmbë përmes fushave përreth, por u neutralizuan dhe arrestuan brenda pak minutash nga forcat e rendit.
Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjet një set mjetesh profesionale të përdorura për vjedhje, çka përforcoi dyshimet e policisë për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale. Sipas autoriteteve italiane, rasti përputhet me skemën tipike të bandave të ashtuquajtura “skifterë”, të cilat përdorin automjete me targa të huaja për të shmangur identifikimin dhe ndjekjen penale.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse dy të arrestuarit lidhen me raste të tjera vjedhjesh në zonë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.