Mali i Zi po përballet me presione serioze nga Serbia, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të presidentit Aleksandar Vuçiç, Agjencisë Serbe të Sigurisë (BIA), Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Rusisë. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko.
Sipas saj, politika e Beogradit ka për qëllim të pengojë rrugën evropiane të Malit të Zi dhe të ruajë ndikimin e tij mbi vendin, duke e bërë të vështirë për Podgoricën të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.“Vuçiq do të vazhdojë me opstrukcionin ndaj Malit të Zi, por efikasiteti i tij varet nga gjendja e brendshme në Serbi,” tha Biserko në një intervistë për Portalin ETV.
Ajo theksoi se Mali i Zi ka nevojë të tregojë vullnet të qartë për integrim, ndërsa disa qarqe politike brenda vendit përpiqen të mbajnë status quo-në.
Biserko paralajmëroi se KOS është eksponent kyç i Beogradit në Malin e Zi, duke luajtur rol vendimtar në formimin e qeverive që nga viti 2020. “Përveç kësaj, BIA dhe ndikimi rus forcojnë presionin mbi institucionet malazeze, duke e vënë vendin në një situatë të ndërlikuar politike… Rusia ka interesa strategjike në Ballkan dhe mund të destabilizojë rajonin lehtësisht përmes ndikimit të saj në Serbi, Republikën Srpska dhe Mal të Zi”, tha Biserko.Kombinimi i ndikimit të Vuçiqit, BIA-s, Kishës Ortodokse dhe Rusisë, siç ka thënë ajo, krijon rrezik për stabilitetin politik dhe integrimin evropian të Malit të Zi.
Sipas saj, vetëm vendosmëria e institucioneve malazeze dhe mbështetja e BE-së mund të sigurojnë që vendi të ruajë rrugën drejt anëtarësimit./KosovaPress
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.