Mes portierëve më në formë në Europë, Strakosha në kulmin e karrierës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Thomas Strakosha po kalon padyshim periudhën më të mirë të karrierës së tij. Portieri i Kombëtares shqiptare është në një formë që tejkalon edhe vitet e tij më të mira te Lazio, duke u shndërruar në një nga gardianët më të spikatur në futbollin europian.

Aktualisht pjesë e AEK-ut, Strakosha e ka justifikuar plotësisht zgjedhjen për t’u transferuar në kampionatin grek, pavarësisht skepticizmit dhe kritikave që shoqëruan largimin e tij nga Serie A. Paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe vendimtare e kanë kthyer atë në një pikë referimi për skuadrën dhe për Kombëtaren.

Sipas të dhënave të publikuara nga Transfermarkt, Thomas Strakosha renditet mes katër portierëve më në formë në Europë për vitin 2025. Portieri shqiptar mban vendin e katërt, me një statistikë mbresëlënëse: 22 ndeshje pa pësuar gol në 44 takime të luajtura, ose 50 për qind e ndeshjeve me portë të paprekur.

Në këto shifra përfshihen ndeshjet me AEK-un në kampionat dhe kompeticionet europiane, si edhe paraqitjet me Kombëtaren shqiptare. Para Strakoshës në renditje qëndrojnë Kobel, Donnarumma dhe Trubin, ky i fundit në krye të listës.

Megjithatë, diferenca në renditje lidhet kryesisht me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura. Trubin kryeson me 61 ndeshje dhe 26 herë portën e paprekur, ndërsa Strakosha, me vetëm 44 takime, ka arritur të mbajë portën të paprekur në 22 raste. Mesatarja e portierit shqiptar rezulton dukshëm më e lartë dhe, nëse do të kishte të njëjtin numër ndeshjesh, ai do të ishte në krye të renditjes.

Forma aktuale e Thomas Strakoshës përbën një nga vlerësimet më të mëdha të karrierës së tij dhe një sinjal të qartë se portieri shqiptar po jeton momentin e artë në futbollin europian.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.