Pas një periudhe të gjatë mungesash dhe aktivizimesh të kufizuara, Armando Broja po përjeton një rikthim të rëndësishëm në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka luajtur disa ndeshje radhazi si titullar, duke marrë thuajse 90 minuta të plota në secilën prej tyre, një sinjal i qartë i rikthimit të formës dhe besimit nga stafi teknik.
Përveç vazhdimësisë në fushë, Broja është vlerësuar edhe individualisht. Platforma e njohur e statistikave WhoScored e ka përfshirë sulmuesin shqiptar në formacionin më të mirë të javës në Premier League, duke i dhënë një nga notat më të larta të xhiros.
Broja është rreshtuar në repartin ofensiv përkrah sulmuesit të Newcastle, Wissa, pas një paraqitjeje të spikatur në ndeshjen Burnley–Newcastle, e përfunduar 3-1 për miqtë. Pavarësisht humbjes së skuadrës së tij, Broja u dallua si lojtari më i mirë i Burnley-t, duke lënë gjurmë me paraqitjen e tij në fushë.
Ky vlerësim konfirmon momentin pozitiv të sulmuesit shqiptar, i cili pas vështirësive dhe dëmtimeve, duket se po gjen sërish ritmin dhe protagonizmin në elitën e futbollit anglez.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.