Shqiptari 30-vjeçar, i përfshirë në trafikimin e 475 kg kokainë drejt Holandës

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Aldo I., një 30-vjeçar shqiptar i dënuar më parë me pak më shumë se tre vjet burg për një incident me armë zjarri në fund të vitit 2020 në Luksemburg, tani dyshohet të jetë një figurë kyçe në një grup kriminal shqiptar që merret me trafikimin e kokainës drejt Holandës, raportojnë mediat holandeze.

Hetimi, i koordinuar nga zyrat për luftën kundër drogës në Belgjikë, Policia Holandeze dhe autoritete të tjera ligjzbatuese, përfshin elementë me të kaluar kriminale të dhunës. Sasia e kokainës që dyshohet të jetë trafikuar arrin 475 kilogramë dhe ishte destinuar për portin e Vlissingen në Hollandë.

Më 24 nëntor 2020, Aldo I. hapi zjarr në një bar shisha në Remich, në jug-lindje të Luksemburgut, duke plagosur rëndë një bashkatdhetar të tij në këmbën e majtë. Pas këtij incidenti, autoritetet luksemburgase e vunë atë në listën e kriminelëve më të kërkuar në Europë.

Gjithashtu, ai dyshohet për një shkëmbim armësh që ndodhi në Tiranë në korrik 2021, ku u plagosën dy persona. Aldo I. u arrestua nga autoritetet luksemburgase në Bruksel në dhjetor 2021 dhe që nga atëherë hetimet vazhdojnë nga autoritetet belge dhe holandeze.

Hetimet e fundit e identifikojnë Aldo I. si një lojtar të rëndësishëm brenda rrjetit shqiptar të trafikut të drogës, duke i dhënë grupit një rol kyç në transportin e sasive të mëdha të kokainës drejt Holandës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.