Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e partisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Ai ka theksuar se çdo vendim do të merret në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë që do të thirret së shpejti.
“Duke marrë përgjegjësinë, ditëve në vijim do ta thërras Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së dhe para tij do t’i shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë që mbaj si kryetar. Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur dhe dëshiruar. Është moment reflektimi. Kur qytetarët flasin, ne duhet të dëgjojmë. Demokracia funksionon kur udhëheqësit mbajnë përgjegjësi, edhe kur kanë humbje të tilla”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se gjatë pesë viteve të udhëheqjes ka vepruar sipas bindjeve të tij, duke zgjedhur profesionistë në fusha të ndryshme, por nuk arriti të çojë LDK-në aty ku mendonte se duhet të jetë.
Abdixhiku u shpreh se rezultati ishte i papritur për të dhe se çdo opsion do të diskutohet në kuvendin e partisë. Ai gjithashtu uroi fituesin e zgjedhjeve, duke deklaruar se “Shteti është mbi secilin prej nesh. Le të shpresojmë se qytetarët kanë zgjedhur drejt këtë herë”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.