Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim nga autoritetet franceze për vepra penale të lidhura me vjedhje janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ndaj tyre ka nisur zyrtarisht procesi i ekstradimit drejt Francës.
Bëhet fjalë për Armando Bela, 29 vjeç, me origjinë nga Lezha, i cili u paraqit përpara Gjykatës së Ekstradimeve në Angli pas një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet franceze. Sipas dokumenteve gjyqësore, Bela dyshohet për përfshirje në 12 raste vjedhjesh në territorin francez.
Gjykata vendosi që ai ta ndjekë procesin e ekstradimit në gjendje të lirë me kusht, pasi familjarët depozituan një garanci pasurore prej 10 mijë paundësh. Po ashtu, ndaj tij është vendosur masa e mbikëqyrjes me pajisje GPS në këmbë, si dhe detyrimi për t’u paraqitur çdo të shtunë dhe të diel në stacionin policor të Southend-on-Sea.
Ndërkohë, në Gjykatën e Londrës ka nisur edhe procesi i ekstradimit për Arben Kananajn, 50 vjeç, i cili kërkohet nga drejtësia franceze nën dyshimin për përfshirje në 21 grabitje banesash. Sipas dokumenteve zyrtare, Kananaj gjatë qëndrimit në Angli përdorte identitetin Arben Berisha.
Gjykata ka vendosur që ai të lirohet me kusht deri më 13 mars 2026, datë kur në Westminster Magistrates Court pritet të nisë shqyrtimi i kërkesës për ekstradim. Për lirinë me kusht është vendosur një garanci pasurore prej 5 mijë paundësh.
Autoritetet britanike dhe ato franceze po bashkëpunojnë në kuadër të procedurave ligjore për ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.