Pikat e Kalimit Kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës kanë regjistruar fluks të shtuar udhëtarësh ditët e fundit, kryesisht në drejtim të hyrjes në Shqipëri, për shkak të kthimit të emigrantëve nga Greqia për festat e fundvitit.
Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, tha për ATSH-në se lëvizjet në kufi janë intensifikuar ndjeshëm, ndërsa emigrantë të shumtë shqiptarë po rikthehen për të kaluar festat pranë familjeve të tyre. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Kalimit Kufitar të Kapshticës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 8424 shtetas dhe 3046 mjete. Konkretisht, kanë hyrë në territorin shqiptar 6907 shtetas me 2485 mjete, ndërsa kanë dalë 1517 shtetas me 561 mjete.
Jole theksoi se Policia Kufitare është angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e shtuar, me qëllim shmangien e radhëve dhe minimizimin e kohës së pritjes për udhëtarët.
Ndërkohë, edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës është shënuar fluks i konsiderueshëm. Sipas Drejtorisë së Kalimit Kufitar, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 10.087 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 8537 në hyrje dhe 1550 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 2902 mjete, prej të cilave 2413 në hyrje dhe 489 në dalje.
Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje qytetarëve të planifikojnë lëvizjet e tyre dhe të respektojnë rregullat në pikat e kalimit, pasi fluksi i udhëtarëve pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.