Policia e Veronës ka goditur një bandë hajdutësh, të përbërë nga katër shtetas shqiptarë, të moshës 25–28 vjeç, të specializuar në vjedhje të shpejta në banesa.
Vjedhja e fundit e dokumentuar nga autoritetet ndodhi më 19 dhjetor, kur dy banesa në qytet u grabitën dhe nga aty u vodh një kasafortë që përmbante bizhuteri dhe para të gatshme.
Të dyshuarit u arrestuan nga Skuadra Fluturuese e Policisë së Veronës, teksa po ktheheshin në bazën e tyre, me plaçkën e vjedhur ende në automjet. Arrestimi erdhi pas disa javësh ndjekjeje dhe mbikëqyrjeje, që çuan në identifikimin e mjetit të përdorur nga hajdutët.
Sipas policisë, banda vepronte me saktësi dhe shpejtësi, duke qëndruar më pak se 15 minuta në çdo banesë. Autorët përdornin gjithmonë të njëjtën mënyrë veprimi dhe mjete profesionale për të hapur me forcë dyert dhe kasafortat.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre jashtë qytetit, policia sekuestroi sende të tjera me vlerë dhe para të gatshme. Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e pronarëve dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek poseduesit e ligjshëm.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.